Loading…

Von der Leyen ia cakton kushtet Ukrainës për anëtarësim në BE

  • 01/07/2022 | 22:28

Von der Leyen ia cakton kushtet Ukrainës për anëtarësim në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të premten në mëngjes përshkroi hapat e ardhshëm për rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, rruga e këtij shteti drejt anëtarësimit në union, përfshin reforma të mëdha, luftimin e korrupsionit, dhe forcimin e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Gazeta Metro.


“Hapat e ardhshëm janë brenda mundësive tuaja. Por do të kërkojnë punë të palodhur, vendosmëri dhe mbi të gjitha unitet qëllimi”, tha ajo.

Kjo rrugë përfshin luftimin e korrupsionit, një premtim mbi të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zgjodh president në vitin 2019.

“Ju keni krijuar një traditë mbresëlënëse kundër korrupsionit. Por tani këto institucione kanë nevojë për njerëzit e duhur në postet e larta”, tha ajo.

Von der Leyen shpjegoi se Ukraina duhet të emërojë drejtues të rinj për Zyrën e Prokurorit të Specializuar kundër Korrupsionit dhe Byronë Kombëtare Kundër Korrupsionit, të cilat të dyja filluan të funksionojnë nga 2015.

Ajo insistoi gjithashtu në nevojën për të reformuar Gjykatën Kushtetuese të vendit, miratimin e një legjislacioni që përshkruan procedurat e përzgjedhjes për gjyqtarët, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Von der Leyen përmendi gjithashtu një ligj të diskutueshëm “antioligark”, sipas të cilit organi që vendos se kush është oligark emërohet nga vetë presidenti, shkruan Politico.

Kritikët e ligjit e shohin atë si një masë populiste që mund t’i japë më shumë pushtet presidentit në detyrë. “Sot, Ukraina është i vetmi vend në Partneritetin Lindor të Evropës që ka miratuar një ligj për të thyer kontrollin e oligarkëve në jetën tuaj ekonomike dhe politike. Dhe unë ju përgëzoj për këtë”, tha ajo. Por von der Leyen shtoi se Ukraina tani duhet të fokusohet në zbatimin e ligjit”.

Ajo iu përmendi gjithashtu pavarësinë së medias, duke thënë se një ligj për median duhet të miratohet në përputhje me standardet aktuale të BE.

Këshilli Evropian i dha Ukrainës, së bashku me Moldavinë, statusin e kandidatit më 23 qershor. Ky ishte hapi i parë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, i cili ka të ngjarë të marrë vite rrugëtim. Por liderët e BE-së kanë lëvizur me shpejtësi rekord, të paktën në fazat fillestare të ofertës së Ukrainës për anëtarësim – pjesërisht si një përpjekje për të treguar solidaritet përballë luftës brutale të Rusisë./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë