Loading…

Von Cramon pyet Serbinë, se a është me BE’në apo me Rusinë: Koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar

  • 25/02/2022 | 15:53

Von Cramon pyet Serbinë, se a është me BE’në apo me Rusinë: Koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, ka thënë se është koha e fundit për Qeverinë e Serbisë dhe Presidentin e Serbisë që publikisht ta dënojnë invazionin rus në Ukrainë, shkruan Gazeta Metro.


Viola Von Cramon, në një postim në Twitter ka thënë se ka përfunduar koha që Serbia të jetë edhe me BE-në edhe me Rusinë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, tutje është shprehur se është koha e fundit që presidenti Vucic të dënojë agresionin rus në Ukrainë.

“Është koha e fundit për Qeverinë e Serbisë dhe Presidentin e Serbisë që publikisht ta dënojnë invazionin rus në Ukrainë.  Koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar. Mos-animi me tërë Evropën në këtë çështje do ta vendosë Serbinë në vet-izolim”, ka shkruar ajo.

Anëtarët e Qeverisë së Serbisë, në seancën e djeshme ku mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vucic, vendosën të mos pranojnë propozimin e Bashkimit Europian që Serbia të dënojë kërcënimin ndaj integritetit territorial të Ukrainës, përkatësisht të apelojë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

Siç mëson gazeta e pavarur beogradase, nova.rs, Serbia nuk e pranoi propozimin e BE-së për të dënuar të gjithë ata që rrezikojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk do të dënojë pushtimin e Rusisë në atë vend.

Ky është pikërisht qëndrimi që më së shumti është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë së Serbisë, ku mori pjesë edhe Vucic.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot duhet ta bëjë publike këtë qëndrim, pas një seance tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimit me Patriarkun Porfirio, me të cilin do të diskutojë edhe për situatën në Ukrainë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë