Loading…

Von Cramon i reagon Petkovicit: Dua që serbët e Kosovës të mbrohen sa më shumë për të shmangur një rast tjetër si të Ivanovicit

  • 22/10/2021 | 13:24

Von Cramon i reagon Petkovicit: Dua që serbët e Kosovës të mbrohen sa më shumë për të shmangur një rast tjetër si të Ivanovicit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Europian, i është kthyer ashpër drejtorit të zyrës për Kosovën, në Beograd, Petar Petkovic, duke ia bërë të qartë se ajo kërkon mbrojtjen e komunitetit serb atje.

Petkovic ishte shprehur se nëse von Cramon, do të kujdesej për serbët “ajo do të dënonte 110 sulme të motivuara etnikisht”.

Eurodeputetja nuk e la pa përgjigje. “Unë dua që serbët e Kosovës, në jug dhe veri të Ibrit, të mbrohen sa më shumë që të jetë e mundur. Për të shmangur një rast tjetër si të Oliver Ivanovicit, i cili mbetet i pazgjidhur për shkak të mungesës së sundimit të ligjit ose një ‘dite të mjegullt’ në veri“, është shprehur ajo.

Von Cramon i doli që në fillim në mbrojtje aksionit policor kundër kontrabandës, i cili shkaktoi indinjatën e serbëve në Mitrovicën veriore. Kjo dhe deklarata e saj një ditë më pare se KFOR-i është informuar për aksionin e policisë në veri të Kosovës më 13 tetor dhe se ishte e qartë “se kjo padyshim ka qenë e nevojshme”, nuk i kanë pëlqyer Petkovicit.

Ajo reagoi edhe ndaj ambasadorit të Serbisë në SHBA Marko Gjuric i cili e quajti “mikeshë të Kurtit”. Von Cramon tha se i injoron të tilla akuza të rreme të cilat i cilësoi qesharake e tha se serbët nuk e kuptojnë as BE-në dhe as Parlamentin Europian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë