Loading…

Von Cramon i reagoi Prindonit të Presidentes, Hyseni i drejtohet asaj: E keni kërkuar, shijojeni

  • 09/02/2022 | 19:55

Von Cramon i reagoi Prindonit të Presidentes, Hyseni i drejtohet asaj: E keni kërkuar, shijojeni

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni ka reaguar pasi Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, dënoi ashpër gjuhën e Prindon Sadriut, bashkëshortit së presidentes Vjosa Osmani. Hyseni i tha asaj se siç e kanë kërkuar këtë edhe duhet ta shijojnë, shkruan Gazeta Metro.


Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj gjuhës së Prindon Sadriut, bashkëshortit së presidentes Vjosa Osmani..

Viol Von Cramon me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se është duke ndjekur nga afër fushatën denigruese ndaj gazetarëve në Kosovë.

“Media e lirë është njëra nga shtyllat themelore të demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë e tyre për t’u shprehur pa ndonjë frikë. Për këtë jam duke monitoruar nga afër kampanjën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë për të kuptuar plotësisht ngjarjet e fundit”, është shprehur ajo.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, tutje ka thënë se Kosova ka shërbyer si shembull për një ambient pluralist.

“Kosova ka shërbyer si shembull për një ambient pluralist, ne do të dëshironim të shihnim standardet e BE-së të shprehjes së opinionit të qëndrojnë të mbështetura dhe gazetarët të mbrohen nga presioni politik”, ka thënë Von Cramon.

Ndaj saj ka reaguar Skender Hyseni me anë të një teksti në Facebook, duke i thënë që e keni kërkuar këtë dhe shijojeni.

“E sa për Viola Von Cameron.. më duhet t’i them. E keni kërkuar, shijojeni”, ka shkruar Hyseni. /gazetametro.net

Von Cramon i reagon Prindonit të Presidentes: Në Kosovë po zhvillohet fushatë kundër gazetarëve

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë