Loading…

Von Crammon: Retorika e Vucic’it u prit keq në Bruksel, Serbisë s’i takon të vendosë për anëtarësimin e Kosovës në OKB

  • 28/03/2023 | 10:36

Von Crammon: Retorika e Vucic’it u prit keq në Bruksel, Serbisë s’i takon të vendosë për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Viola von Cramon, eurodeputete, ka thënë se marrëveshja e 27 shkurtit mes Kosovës dhe Serbisë sjellin një cilësi të re në dialog shkruan Gazeta Metro.


Ajo ka shtuar edhe se, kjo është për shkak se nga gjendja e krizës kalohet në biseda për normalizim.

‘‘Marrëveshja e 27 shkurtit dhe aneksi zbatues janë vërtet revolucionare sepse sjellin një cilësi të re në dialog. Nga gjendja e krizës kalojmë në biseda për thelbin dhe normalizimin pothuajse të plotë të marrëdhënieve. Kjo sjell përfitime si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë zhbllokon rrugët e tyre evropiane. Ata e dinë shumë mirë se pa zgjidhjen përfundimtare të të gjitha çështjeve mes tyre, nuk ka integrim real në BE. Për më tepër, marrëveshja i lejon Serbisë që të sigurojë mbrojtjen e serbëve të Kosovës dhe trashëgimisë së saj kulturore në mënyrën e duhur, ndërsa Kosova merr respekt dhe njohje të plotë për dokumentet, tregtinë e kështu me radhë’’, ka thënë ajo për Nova.rs.

Ajo ka deklaruar edhe se, retorika e Vucic u prit shumë keq në Bruksel por edhe në kryeqytetet e BE’së.

‘‘Është për të ardhur keq që flitet në atë mënyrë. Ne i ndoqëm me vëmendje deklaratat e tij para marrëveshjes, të cilat ishin shumë të lavdërueshme, sepse hapën rrugën për arritjen e marrëveshjes. Megjithatë, retorika në fund të fundit dhe tallja me “dhimbje torturuese në dorën e djathtë” u prit shumë keq si në Bruksel ashtu edhe në kryeqytetet kyçe të BE-së’’, ka vijuar ajo.

Von Crammon ka deklaruar edhe se Serbisë nuk i takon të vendosë nëse Kosova mund të hyjë në OKB.

‘’Le të jemi të sinqertë – nuk i takon Serbisë të vendosë nëse Kosova mund të hyjë në OKB. E kuptoj që kjo (deklarata si kjo, red.) është për audiencën e brendshme, por në fund të fundit nuk është në dorën e Serbisë, sepse pranimi në OKB varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit. ku Kina apo Rusia ende mund të vënë veton’’, ka deklaruar ajo. /gazetametro.net

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë