Loading…

Volkswagen shkurton 30 mijë vende pune

  • 18/11/2016 | 18:09

Volkswagen shkurton 30 mijë vende pune

Kompania gjermane e prodhimit të veturave, Volkswagen ka bërë të ditur se po planifikon të nxjerrë nga puna 30 mijë punëtorë nga fabrikat e saj në gjithë botën, për të kursyer 3 miliardë e 700 milionë eurove deri në vitin 2020.

Kompania është ende në proces të rikuperimit pas skandalit me makina që emetonin më shumë dioksid karboni në atmosferë sesa që thoshte kompania. Si rezultat, VW dëshiron ta ringjallë brendin e vet duke prodhuar vetura elektrike, raporton bbc.

Megjithatë, gjiganti gjerman thotë se do të krijojë 9 mijë vende pune në seksionet e reja për prodhimin e makinave pa shofer dhe atyre hibride.

Shefi ekzekutiv i Volkswagen, Matthias Muller tha se ky është “programi më i madh i modernizimit në historinë e kompanisë”.

“Marka jonë ka nevojë për një rifeskim qenësor dhe pikërisht këtë e kemi planifikuar ta zbatojmë në të ardhmen”, tha Muller.

Gjiganti gjerman, që ka 610 mijë të punësuar në 31 shtete të ndryshme, dëshiron ta ngrisë përqindjen vjetore të fitimit nga dy në katër përqind dhe për ta bërë këtë duhet ta rrisë prodhimin me 25 përqind vetëm në fabrikat e vendosura në territorin e Gjermanisë. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë