Ylli i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka treguar gjendjen shëndetësore pas lëndimit që pësoi kundër Milanit.
Vojvoda u lëndua në krahë në ndeshjen që Torino e humbi në 11-metërsha ndaj liderit momental të Seria A në kuadër të Kupës së Italisë.
Sot (e enjte), Vojvoda postoi një foto të tij derisa shtoi se do rikthehet më i fortë.
“Çfarë vjen nga Zoti është e mirëpritur. Më i fortë se guri. Do rikthehem më i fortë inshAllah”, shkroi ai.
View this post on Instagram