Loading…

Vodhi cigare në dyqan, hajdutit nga Tirana i zbulohen edhe katër grabitje të tjera

  • 02/11/2016 | 13:55

Vodhi cigare në dyqan, hajdutit nga Tirana i zbulohen edhe katër grabitje të tjera

Policia e Tiranës ka prangosur një 27-vjeçar pasi akuzohet për vjedhje.

Mësohet se në pranga është vënë Adrian Shima, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Arrestimi i tij u bë sepse rreth orës 11:00, të datës 31.10.2016, ka hyrë në dyqanin ushqimor të shtetases V. M., duke marrë një sasi  paketash cigare të markave të njohura dhe është larguar me shpejtësi  nga vendi i ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore këtij Shimës i janë dokumentuar me prova ligjore dhe dyshohet se është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati. Më konkretisht:

Ngjarja e datës 14.03.2016, ku është vjedhur telefoni tip “Samsung S4” në pronësi të shtetases A. K.

Ngjarja e datës 03.08.2016, ku  është vjedhur telefoni tip “Samsung Galaxy S3”, në pronësi të shtetases F. M.

Ngjarja e datës 13.10.2016, ku janë vjedhur 35.000 lekë, në automjetin në pronësi të shtetasit M. I.

Ngjarja e datës 23.10.2016, ku është vjedhur varësja e floririt e shtetases A. H.

Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë prane Gjykates së Shkalles parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë