Loading…

Vlorë, kapet skafi i dyti i drogës në 24 orë

  • 22/01/2017 | 10:47

Vlorë, kapet skafi i dyti i drogës në 24 orë

Policia kufitare e Vlorës ka kapur pasditen e kësaj të shtune një tjetër mjet lundrues që dyshohet se do të përdorej për trafikim të lëndëve narkotike.


Mjeti zotërohej nga dy shtetas italianë, të identifikuar me inicialet A.D dhe F.M, përkatësisht 64 dhe 65 vjeç. megjithatë, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në mjetin lundrues nuk janë konstatuar materiale apo sende të paligjshme, bën të ditur tch, transmeton gazetametro.net.

Skafi, me gjatësi 8 metra dhe i pajisur me dy motorë 225 KF secili, është pikasur nga radarët e policisë kufitare të Vlorës, duke lëvizur nga veriu në drejtim të ujërave tona bregdetare.

Policia ka sekuestruar mjetin dhe po vijon veprimet proceduriale për sqarimin e rrethanave të pranisë së tij në ujërat tona.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të së shtunës, një skaf tjetër u bllokua sërish nga policia e qytetit bregdetar dhe sërish në bord ishin dy shtetas italianë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë