Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Vlorë, ku një makine të parkuar i është vendosur tritol.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë pallatit të pronarit të mjetit në lagjen “Pavarësia”.
Automjeti tipit “Audi Q7”, në pronësi të Flamur Peçaj, 46 vjeç, ka marrë flakë dhe për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e tij.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar. Nga të dhënat paraprake dyshohet se mjeti mund të jetë djegur qëllimisht si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël të dyshuar lëndë plasëse tritoli, e cila është hedhur poshtë mjetit, raporton noa.al, transmeton gazetametro.net
Peçaj rezulton person me precedentë penalë, ndërkohë që po hetohet për të zbuluar konflikte mes tij dhe personave të tjerë.
Nga ana e policisë po punohet për hetime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit. /gazetametro.net.