Loading…

Vllahiu në AAK: Jam këtu që bashkë t’i ndihmojmë vendit

  • 19/05/2017 | 11:36

Vllahiu në AAK: Jam këtu që bashkë t’i ndihmojmë vendit

Ish gazetari shumëvjeçar, dhe ish këshilltari i Presidentes Atifete Jahjaga, sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.


Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të aderimit të Vllahiut në AAK, ka thënë se Vllahiu edhe pse ishte gazetar, që nga koha kur raportonte për BBC, ka qenë gjithëherë aty ku ka qenë politika kosovare, raporton gazetametro.net.

“Në rrugëtimin tonë për me e ndihmu vendin jemi bashkë me një kolegë, po e quaj ashtu se, edhe pse nga mediat, gjithë kohën kemi rrugëtu bashkë në tema politike. Ai është Arbër Vllahiu, që ju të gjithë e njihni si gazetar, edhe nga koha kur ai raportonte për BBC. Vllahiu, si njohës i politikës në vend, ishte me ne në tavolinë, për të gjitha temat që ne i kemi kalu si Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Duke e quajtur kryeministër, Vllahiu tha se e konsideron nder dhe mundësi për t’i kontribuar vendin në këto momente.

“Ne të gjithë kemi thënë se ka ardhur koha për t’u inkuadru në politikë. Të gjithë ne që po i bashkohemi partive politike, jemi njerëz që po e vlerësojmë momentin politik, që duhet të jemi së bashku. Unë kam parë këtu në mesin e Aleancës, shtëpinë që të ecim përpara drejt zhvillimit të vendit”, ka thënë Vllahiu. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë