Loading…

Vjosa Osmanit i thuhet ta bën publike se e do Vetëvendosjen: Kalo tek Albin Kurti

  • 19/03/2020 | 10:43

Vjosa Osmanit i thuhet ta bën publike se e do Vetëvendosjen: Kalo tek Albin Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovë ka marrë vendim që nga dje t’i ndan rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ta rrëzon nga pushteti Albin Kurtin, shkruan Gazeta Metro.

Kundër këtij mocioni në mbledhjen e djeshme të kryesisë së LDK’së ka votuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe ka abstenuar ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit i qeverisë Kurti, Lumir Abdixhiku.

Osmani dhe Abdixhiku nuk kanë qenë të mendimit që të shkëputet koalicioni dhe Qeveria Kurti të rrëzohet përmes një mocioni mosbesimi nga partneri i koalicionit, LDK.

E dikush tani pas këtyre veprimeve dhe disa të tjera po e kërkon edhe kalimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja në partinë e Albin Kurtit.

Një faqe në Facebook është hapur me emrin ‘Vjosa Osmani, shko me Vetëvendosje’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë