Loading…

Vjosa Osmani s’ia vë veshin LDK’së, del në protestë të VV’së

  • 28/09/2018 | 12:05

Vjosa Osmani s’ia vë veshin LDK’së, del në protestë të VV’së

Deputetja e LDK’së njëherit edhe ideatorja e një proteste masive kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçi, Vjosa Osmani, nesër do t’i bashkohet Vetëvendosjes.


Burime të Gazetës Metro bëjnë të ditur se Vjosa Osmani do të marrë pjesë në protestën e nesërme të thirrur nga Vetëvendosje.

Madje, siç thonë këto burime ajo është permendur se do të mbajë edhe një fjalim gjatë protestës.

Gazeta Metro ka tentuar të kontaktojë me Osmanin, por e njëjta s’është përgjigjur.

Ndërkohë, në LDK nuk janë një mendje me Osmanin, pasi të njëjtit kanë deklaruar se nuk do marrin pjesë në këtë protestë, ani pse vazhdimisht theksojnë se ka shumë arsye për të protestuar.

Gjithashtu, përkundër vendimit të partisë për mospjesmarrje në protestë, edhe një deputet i LDK’së ka deklaruar publikisht se do t’i bashkohet Vetëvendosjes kundër Thaçit.

Bëhet fjalë për Haxhi Avdylin, i cili gjatë ditës se djeshme tha se kishte një dilemë për pjesëmarrje apo jo në protestën e së shtunës që organizohet nga Lëvizja Vetëvendosje, por tashmë ai i ka dhënë fund dilemës së tij dhe ka vendosur të marrë pjesë.

“…Unë vendosa. Që të shtunën nga ora 14 deri 16, ta zhveshi petkun e neurokirurgut, mësimdhënësit, veteranit por edhe kryetarit të degës së LDK-së e deputetit dhe të jem vetëm një qytetarë më shumë në  Protestën e së shtunës. Aty do jem vetëm për Kosovën unike e të pandarë…”, shkruan Avdyli.

Ai thotë se këtë vendim e ka marrë vetëm për të kundërshtuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, siç e quan ai, vizatuesit të dështuar të hartave të copëtimit të Kosovës.

“Aty ato 2 orë s’do jem me asnjë parti as lëvizje por me qytetarin e revoltuar nga abuzimi i pushtetarëve jo legjitim që po luajnë me fatin e këtij vendi sikur ky vend është jetim ku ska burra e gra që i dalin zot këtij vendi. Aty jam për të treguar se jemi të rritur të gjithë sa për ti mos besuar përrallave të gjyshes politike si Hashim Thaqi për babadimrin Vuçiç i cili do nxjerrë nga thesi i tij njohjen e pavarësisë me këta kufinj dhe plus faljen luginës së Preshevës”, thekson Avdyli.

Ndërkohë, nesër pritet të mbahet protesta e thirrur nga VV, e kjo pas disa ditësh organizimi./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë