Loading…

Vjosa Osmani-Sadriu kopjon Hashim Thaçin, vishet me uniformë ushtarake

  • 28/05/2021 | 13:57

Vjosa Osmani-Sadriu kopjon Hashim Thaçin, vishet me uniformë ushtarake

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu e ka kopjuar ish-presidentin Hashim Thaçi, duke veshur uniformë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke pasur parasysh rolin që ka si Komandante Supreme, shkruan Gazeta Metro. 


Me qëllim të njohjes nga afër, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti inspektuan sot njësitë e FSK’së të angazhuara prej 10 ditësh në kuadër të Stërvitjes ‘Defender-Europe 21’ në Babaj i Bokës.

Presidentja Vjosa Osmani ka përcjellur nga afër ushtrimin ushtarak ‘Defender – Europe 21’.

Atje Osmani u pa e veshur me një uniformë të FSK’së, ku në krahë të djathtë kishte flamurin e Kosovës, në krahë të majtë stemën e FSK’së. Ndërkaq përpara shënonte V.Osmani, Kosova, shkruan Gazeta Metro.

Me këtë veprim, duket se Komandantja Supreme, e ka kopjuara paraardhësin e saj në Zyrën e Presidentit, Hashim Thaçin.

Thaçi në rolin e presidentit dhe Komandantit Suprem ishte shfaqur me uniformë të FSK’së, në ditën kur kjo e fundit u transformua në Ushtri. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë