Loading…

Vjosa Osmani kritikon BE’në dhe Thaçin: Reaguan pasi nuk kaloi në Drenicë i preferuar dhe i përkëdheluri Vucic

  • 09/09/2018 | 21:29

Vjosa Osmani kritikon BE’në dhe Thaçin: Reaguan pasi nuk kaloi në Drenicë i preferuar dhe i përkëdheluri Vucic

Deputetja Vjosa Osmani ka kritikuar Bashkimin Europian dhe presidentin Hashim Thaçi rreth deklaratave të sotme për vizitën e Aleksandar Vucic në Kosovë.


Brukseli zyrtar kritikoi moslejimin e hyrjes së presidentit serb në Drenicë nga qytetarëtndërkohë nuk dënoi gjuhën që ai përdori gjatë vizitës në Kosovë, thotë Osmani. Sipas saj ngjashëm veproi edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

“BE reagoi pse nuk u lejua në Drenicë i preferuari e i përkëdheluri i tyre, ish-ministri i propagandës së Milosevicit dhe sekretari i përgjithshëm i Sheshelit kur në Ballkan kryhej gjenocid. Këtij shqetësimi ju bashkua edhe miku i Aleksandrit, Hashimi. Por, siç u dëshmua sot në Drenicë, planet luftë-nxitëse e logjika e shekullit të 19-të e ndarjes në vija etnike e promovuar nga Vucic-Thaçi, mund të ndalet vetëm nga qytetarët”, shkruan Osmani në Facebook.

Sipas deputetes së LDK’së Vuçiq në Kosovës dëshmoi se Serbia vazhdon të preferojë jostabilitetin dhe tragjeditë njerëzore në tërë Ballkanin Perëndimor.

“Sot Vucici në Kosovë e quajti Milosevicin ‘lider të madh’, gjenocidin e Milosevicit ‘luftë të ndershme’, dhe shprehi krenarinë e tij me Dobrica Cosicin dhe ideologë të tjerë të politikave hegjemoniste serbe. Për më tepër, ai shprehu pretendime territoriale jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj shteteve të tjera në rajon. Fjalimi i tij sot paralajmëron kohëra jo të mira për Ballkanin Perëndimor; paralajmëron se Serbia vazhdon t’i preferojë jostabilitetin e tragjeditë njerëzore. Të gjitha këto të paketuara në një fjalim që aty-këtu përmendte paqen e pajtimin’, theksoi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë