Loading…

Vjosa Osmani: Isa Mustafës do t’i përgjigjem me votë

  • 27/02/2017 | 22:34

Vjosa Osmani: Isa Mustafës do t’i përgjigjem me votë

Deputetja më e votuar grua në Kosovë, Vjosa Osmani, i është përgjigjur kërcënimeve të kryeninistrit të vendit dhe njëherit liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se nuk do të kenë vend në LDK ata të cilët nuk do ta votojnë versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi.


Osmani ndërkaq ka thënë se përgjigjen Isa Mustafës do t’ia jap në Kuvend, ditën kur do të sillet për votim demarkacioni.

“Mustafës do t’i përgjigjem me votë, sapo ta sjell demarkacionin në Kuvend“, tha ajo me t’u kthyer nga vizita zyrtare që kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani edhe më herët kishte shprehur dyshimet e saja për versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Pos Osmanit nga LDK edhe disa deputetë të tjerë i janë pergjigjur ashpër Isa Mustafës në lidhje me kërcënimet e tij për Demarkacionin, shkruan Gazeta Blic.

Fatmir Rexhepi e Adem Salihaj që të dy i janë përgjigjur ashpër deklaratave të kryeministrit për perjashtim nga partia. Votën kundër demarkacionit e ka paralajmëruar edhe deputeti tjetër, Anton Quni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë