Loading…

Vjosa Osmani flet pas emërimit të Bashkim Jasharit, ka diçka për të thënë edhe për Rrahman Ramën

  • 30/11/2021 | 21:31

Vjosa Osmani flet pas emërimit të Bashkim Jasharit, ka diçka për të thënë edhe për Rrahman Ramën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për emërimin e Bashkim Jasharit si komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan Gazeta Metro.


Duke iu referuar faktit se Jashari ka qenë pjesë e UÇK’së, Osmani tha se ai i ka shërbyer popullit ku ky rrezikoj të shuhej nga regjimi gjenocidial i Millosheviqit.

Ajo thotë se Jashari do ta ketë mbështetjen e saj për ngritjen e mëtutjeshme të FSK-së.

“Bashkim Jashari i shërbeu atdheut atëherë kur populli ynë rrezikohej të shuhej nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit. Edhe tash e tutje do t’i shërbej shtetit të tij duke e udhëhequr ushtrinë e ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë të brezave të tërë. Prandaj ishte nder i veçantë që sot ta emëroj në detyrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjeneralmajor Jashari do ta ketë mbështetjen time të plotë si Komandante Supreme në ngritjen e FSK-së në piedestale edhe më të larta. Në këtë detyrë të shenjtë gjeneralmajor Jasharit i uroj suksese, ndërkaq gjenerallejtënant Ramën e falënderoj për shërbimin e deritashëm”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe gjatë ditës së sotme Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Në vend të tij, komandant i FSK’së është emëruar gjeneralmajor Bashkim Jashari. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë