Loading…

Vjen ultimatumi tjetër nga SBASHK’u për Qeverinë: Drynat i kemi të gatshëm

  • 02/12/2021 | 13:37

Vjen ultimatumi tjetër nga SBASHK’u për Qeverinë: Drynat i kemi të gatshëm

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i ka dhënë ultimatum kryeministrit, Albin Kurti, në lidhje me Ligjin për paga, transmeton Gazeta Metro.


Rrahman Jasharaj, ka thënë se ata i kanë gati drynat dhe në shkurt nëse nuk plotësohen kriteret do të mbyllen shkollat.

“Ti japim një afat publikisht t’i themi sindikatat t’presin deri n’prill , në të vërtetë shkurt. Mas shkurtit shkollat i ki të mbyllura, policinë do ta kesh të trazuar, shëndetësinë do ta kesh në kollaps, ujësjellësin e të tjerë. Apo do të thojmë bëni çka doni e asi. Unë konsideroj po them në emër të SBASHK-ut, duke e njohur SBASHK-un mirë ne mund tii japim mbase qeverisë ndonjë afat. Po kur kalon ai afat ne drynat i kemi të gatshëm dhe shkollat do të jenë të mbyllura me gjithë çerdhe”, deklaroi Jasharaj.

Këto komente ai i ka bërë në një takim të jashtëzakonshëm të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë