Loading…

Vjen reagimi nga Sveçla pas plagosjes së dy policëve në Skënderaj

  • 03/07/2022 | 21:12

Vjen reagimi nga Sveçla pas plagosjes së dy policëve në Skënderaj

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka reaguar pas plagosjes të dy policëve pas përleshjes në Skënderaj, shkruan Gazeta Metro.


Sveçla, përmes një postimi në Facebook tha se policët e Kosovës duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar derisa kryejnë detyrën e tyre.

Tutje ai shtoi se nuk mund të ketë republikë nëse ka mungesë rendi.

‘’ Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e Republikës.’’, shkroi Sveçla.

Ai i uroi shërim të shpejt policëve të plagosur, derisa tha se do i vizitoj pasi të kthehet nga Brukseli ku po qëndron në vizitë zyrtare.

Dy policë janë plagosur në Skenderaj të shtunën pas mesnatës. Siç bëhet e ditur nga Policia ata janë plagosur në një pikë kontrolli.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pikë të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë