Shefja e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani, me një postim në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar si “lajm të tmerrshëm” vendimin për mbajtjen e Sunny Hill në Parkun e Gërmisë, njëherit ajo ka kërkuar që të anulohet ky vendim, shkruan Gazeta Metro.
Ramadani më tutje shkroi se do të kërkojnë që të anulohet ky vendim.
Sipas saj ata kanë një arsye të fortë se përse kërkojnë anulimin në këtë hapësirë, krejt kjo lidhet me çështje mjedisore.
“Lajm i tmerrshem! Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve do te kerkoje shume shpejte qe te anulohet ky vendim dhe autorizim qe ta monitoroje procesin sepse vitet e kaluara e kane knaqe krejt keta qe e dojne vendin e vet. Ende shishet dhe berllogu i tyre eshte ne parkun e Germise. Kam foto dhe deshmi per keto. Shume keq qe kaq pak e mbrojme mjedisin dhe kafshet e egra n’kete vend!!!”, thuhet në reagim./gazetametro.net