Loading…

Vjen reagimi i këshilltarit të Thaçit: Kurti përçoi mesazh kinse Kosova ka nevojë për Serbinë

  • 19/04/2020 | 10:44

Vjen reagimi i këshilltarit të Thaçit: Kurti përçoi mesazh kinse Kosova ka nevojë për Serbinë

Adil Behramaj, këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas ofrimit të ndihmës nga Serbia në mesin e pandemisë për Kosovën, me teste dhe ndihma të tjera mjekësore, shkruan Gazeta Metro.


Behramaj krahasoi vitin 1989 dhe kohën kur Serbia kishte aneksuar Kosovën, duke thënë se kështu po ndihmonte popullsinë e paciviliuzar shqiptare që të cilivizohej.

Sipas tij, veprimet e Serbisë çdoherë kanë qenë të qëllimshme që në skenën ndërkombëtare të duket si shtet që përkujdeset për të gjithë, dhe kështu po bën edhe tani, duke sjellur teste në kohën e pandemisë.

“Kur Serbia na kishte suprimuar autonominë më 1989 dhe kishte aneksuar Kosovën, këtë e kishte bërë me arsyetimin se po e ndihmonte popullsinë e pacivilizuar shqiptare që të civilizohej. Me këtë arsyetim kishte sjellë “ekspertë”, ndër ta edhe mjekë, që ta “qytetërojnë” Kosovën, përkundër që synim kishin që ta shteronin Kosovën. Me të njëjtin prizëm shikon e vepron edhe sot Serbia në raport me Kosovën. Nga ky prizëm i ka sjellë edhe mjekët e testet për virusin COVID-19’’, shkroi Behramaj.

Behramaj gjithashtu shtoi se Kosova në skenën ndërkombëtare ka humbur shumë, e sidomos në këtë rast pasi që tregoi se ende ka nevojë për Serbinë.

Ky është postimi i plotë:

”Kur Serbia na kishte suprimuar autonominë më 1989 dhe kishte aneksuar Kosovën, këtë e kishte bërë me arsyetimin se po e ndihmonte popullsinë e pacivilizuar shqiptare që të civilizohej. Me këtë arsyetim kishte sjellë “ekspertë”, ndër ta edhe mjekë, që ta “qytetërojnë” Kosovën, përkundër që synim kishin që ta shteronin Kosovën. Me të njëjtin prizëm shikon e vepron edhe sot Serbia në raport me Kosovën. Nga ky prizëm i ka sjellë edhe mjekët e testet për virusin COVID-19.

Serbia ka fituar shumë në skenën ndërkombëtare, sepse është treguar si shtet që kujdeset për të gjithë dhe se po e ndihmon Kosovën e shkatërruar nga lufta, ani pse luftën dhe gjenocidin e bëri vetë. Ndërsa, Kosova ka humbur shumë në skenën ndërkombëtare, sepse përçoi mesazh diplomatik që ka nevojë për Serbinë.

Mbetet të shohim se çfarë do t’i kthejë Kurti si reciprocitet. Ndoshta ia blen Bernabiqit për transmetime live mbi 50 mijë “views” nga Azia dhe Afrika!”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë