Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se janë duke përcjellur në vazhdimësi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në Prishtinë.
Ndër të tjerash ky Institut ka bërë të ditur se duke analizuar situatën aktuale propozon qëtë ketë masa strategjike, masa specifike, si dhe masa individuale.
Sipas këtyre të fundit si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndeve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, mungesa e sipërfaqeve të mjafteushme gjelbëruese, mos pranimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik si dhe prania enorme e pluhurit në qytet.
Ky është njoftimi i plotë:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po përcjell në vazhdimësi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në Prishtinë.
Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej.
Sipas të dhënave të Agjensionit të Mbrotjes së Mjedisit dhe Ambasadës Amerikane vlerat e PM 2.5 janë mbi vlerat e lejuara.
Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.
Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet.
Duke analizuar situtën aktuale Instituti Kombëtar, propozon këto:
1.Të implementohet urgjentisht plani i veprimit i nënshkruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se poqese nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.