Loading…

Vjen ‘perla’ e radhës nga deputetja Pacolli: Në kuvend do të instalohen fontana uji, deputetët mund të pinë edhe me grushte

  • 05/07/2022 | 00:08

Vjen ‘perla’ e radhës nga deputetja Pacolli: Në kuvend do të instalohen fontana uji, deputetët mund të pinë edhe me grushte

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë, i cili obligon kafenetë që të shërbejnë ujë falas.


Ajo u shpreh se kjo është iniciativë që ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, ajo u shpreh se kanë filluar projektin për zëvendësimin e ujit që blihet në kuvend me ujë të çezmës.

“Kemi filluar projektin që ta zëvendësojmë ujin, të cilin e blejmë në kuvend, me ujë të qeshmes, që mund ta marrim nga rrjeti publik dhe i kemi eliminuar shishet e plastikës aty ku po kemi mundësi, për shembull në të gjitha mbledhjet e kuvendit, të komisionit, nuk ka më shishe apo gota plastike, por vetëm shishe dhe gota qelqi, ndërsa në kuvend është dashur të kthehen shishet e plastikes, për shkak të disa incidenteve që kanë ndodhur”, u shpreh ajo.

Ajo tha se do të instalohen edhe disa fontana uji në objektin e kuvendit, ku deputetët mund të pinë ujë edhe me grushte, përcjell Klankosova.tv.

“Është faza e dytë e projektit që nënkupton instalimin e fontanave të ujit që vjen nga rrjeti publik e në momentin që i kemi ato fontana, atëherë edhe deputetët nuk do të marrin ujë falas siç u ofron kuvendi tani në seanca. Këto do të instalohen brenda objektit të kuvendit, ku kemi nyjet e ujit. Mund të pinë edhe me grushte, do të jenë fontana në të cilat mund të pinë fare pa gota e pa shishe, siç pinë në secilin vend në Bashkimin Evropian”, u shpreh tutje ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë