Loading…

Vjen Nokia Android, çmim i volitshëm

  • 08/01/2017 | 09:11

Vjen Nokia Android, çmim i volitshëm

Smartfoni i parë Nokia Android nga brendi i pronarit të ri të kompanisë Nokia më në fund ka arritur, por me një lajm ndoshta të keq pasi që ky smartfon do të jetë në dispozicion vetëm në Kinë.


Kompania finlandeze HMD Global, e cila ka marrë të drejtën për lansimin e pajisjeve të Nokias pasi që Microsofti ka braktisur sipërmarrjen, ka filluar të lansojë disa telefona në vitin 2016.

Nokia 6, megjithatë, është një smartfon LTE i cili punon me sistemin operativ Nougat, transmeton Koha.net. Vjen me ekran 5.5-inç HD, kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, procesor të Qualcommit Snapdragon 430, 4 gigabajt RAM memorie si dhe 64 gigabajt memorie të brendshme.

Në një deklaratë të kompanisë HMD Global, thuhet se ajo ka vendosur të Nokia 6 ta lansojë në Kinë sepse këtë vend e vlerëson si “një treg i rëndësishëm strategjik”, me qindra milionë përdorues.

Kompania nuk ka zbuluar datën e saktë të lansimit, por pritet që Nokia 6 të fillojë të shitet këtë vit me çmim prej 246 dollarë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë