Loading…

Vjen një lajm për grevën e paralajmëruar të mësimdhënësve

  • 11/04/2018 | 16:31

Vjen një lajm për grevën e paralajmëruar të mësimdhënësve

Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Lutfi Mani ka konfirmuar se do të anulohet greva e paralajmëruar me datën 13 prill.


Ai ka thënë pas procedimi në Kuvend të projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99, nuk ka arsye që të mbahet protesta.

“Ne jemi të kënaqur me këtë vendim, duke theksuar se tash brenda pak minutash kryesia e SBASHK do të mbaj një takim, në të cilin do ta informojnë publikun se greva e paraparë do të anulohet”, ka thënë Mani për Telegrafin.

Sipas tij, kemi të bëjmë më një vendim të duhur dhe presim që tash kjo punë të përfundojë në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, SBASHK-u kishte kërcënuar me grevë në datën 13 prill, nëse ky projektligj nuk dërgohet për miratim në Kuvend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë