Deputeti nga radhët e AAK’së, Muharrem Nitaj, nëpërmjet një Facebook’u, ka bërë të ditur për disa ndryshime në lidhje me automjetet.
Nitaj ka thënë se tash e tuje bashkë me bartjen e pronësisë së automjetit do të bartet edhe regjistrimi.
Për këtë është votuar në Komisionin për Zhvillimin Ekonomik, shkruan gazetametro.net
“Në Komisionit për Zhvillim Ekonomik, sot është votuar që bashk me bartjen e pronësisë së automjetit të bartet edhe rregjistrimi i mbetur”, ka shkruar Nitaj.
Përveç kësaj, është votuar edhe për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike.
“Është votuar për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike.
Kjo nënkupton që qytetarët mund ta bëjnë kontrollin teknik të automjetit në gjithë territorin e Kosovës e jo veç në komuën e caktuar, siç ka qenë deri me tani” ka thënë ai.
Gjithashtu, është hequr kufizimi për certifikimin e kontrolleve të reja teknike.
”Poashtu është hequr kufizimi për certifikimin e kontrolleve të reja teknike.
Dhe së fundi është votuar që kufiri i vjetërsisë së automjeteve të importuara të rritet nga 10 në 15 vjet!
Jam i bindur se këto amandamente do ta marrin mbështetjen edhe në Senacë Plenare”, ka thënë Nitaj.
Ndryshe, ky miratim në komision kërkon votën e deputetëve në seancë për t’u konsideruar i miratuar. /gazetametro.netÂ