Loading…

Vjen lajmi i papritur nga Anglia: Ronaldo drejt transferimit në njërën prej këtyre klubeve

  • 15/02/2022 | 18:20

Vjen lajmi i papritur nga Anglia: Ronaldo drejt transferimit në njërën prej këtyre klubeve

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United bëri bujë të madhe verën e kaluar në botën e futbollit, por epoka e tij te ‘Djajë e Kuq’ mund të marr fund vetëm pas një viti, transmeton Gazeta Metro.


Pas formës jo edhe të mirë që po kalon klubi i Manchester United këtë sezon, ku është vënë në pikëpytje edhe pjesmarrja sezonin e ardhshëm në Uefa Champions League pasi nuk po tregon rezultate të mira kanë lindur edhe spekulimet për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos.

Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Roma janë skuadrat që janë duke e përcjellur situatën e yllit portugez i cili këtë sezon në të gjitha kompeticionet ka realizuar 14 gola në 26 ndeshje.

Është raportuar që disa kohë se ai nuk është i lumtur me standardet e skuadrës dhe mund të largohet verën e ardhshme nëse klubi nuk arrin të kualifikohet në Uefa Champions League.

Cristiano Ronaldo u transferua në verën e 2021 nga Juventus për shumën rreth 15 milionë euro në ditët e fundit të afatit kalimtar veror. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë