Loading…

Vjen lajmi i mirë për ‘Rossonerët’ para ndeshjes me Napolin, lëndohet Victor Osimhen

  • 31/03/2023 | 15:56

Vjen lajmi i mirë për ‘Rossonerët’ para ndeshjes me Napolin, lëndohet Victor Osimhen

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, nuk do të jetë në dispozicion të Luciano Spallettit për ndeshjen e së dielës kundër Milan pasi ka një problem muskulor, transmeton Gazeta Metro.


Faqja zyrtare e napolitanëve ka bërë të ditur se Osimhen është rikthyer i lënduar nga grumbullimi me kombëtaren e Nigerisë.

Siç thuhet ai i është nënshtruar analizave dhe gjendja e tij do të vlerësohet javën e ardhshme, teksa raportohet se mund të mungojë edhe për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve më 12 prill.

Osimhen ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë edicion duke kryesuar listën e golashënuesve të Serie A me 21 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

24-vjeçari ka zhvilluar edhe pesë paraqitje në Ligën Kampionëve ku rrugën drejt rrjetës e ka gjetur në katër raste.

Mungesa e tij kundër Milan nuk përbën shumë problem për napolitanët, pasi që aktualisht gjenden në vendin e parë me 71 pikë 19 më shumë se Lazio në pozitën e dytë.

Ndeshja mes Napolit dhe Milan do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45 në kuadër të javës së 25’të të elitës së futbollit italian./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë