Loading…

Vjen lajmi i mirë për ngrohtoret qëndrore në komunat kryesore të Kosovës

  • 05/10/2018 | 23:06

Vjen lajmi i mirë për ngrohtoret qëndrore në komunat kryesore të Kosovës

Nëpërmjet një shkrimi, Ministri Valdrin Lluka ka shprehur gëzimin për vendimin në favor të kërkesës në lidhje me ngrohtoret qëndrore.


Ai ka thënë se është i gëzuar që është vendosur në favor të kërkesës për financim të studimit të fizibilitetit dhe studimi  mbi ndikimin ambiental dhe social për ngrohtoret qëndrore, transmeton gazetametro.net

Ai ka përmendur kalkulimet sipas së cilave investimi i kërkuar për ngrohtoret duhet të jetë 400 milionë euro.

Shkrimi i plotë:

Jam shumë i gëzuar që është vendosur në favor të kërkesës sonë që të financohet  studimi i fizibilitetit dhe studimi mbi ndikimin ambiental dhe social për ngrohtoret qëndrore të të gjitha komunave kryesore të Kosovës, si pjesë e Korinzës Investuese për Ballkanin Perendimor (WBIF), financuar nga Banka Investuese Evropiane.

Ëndërroj të shoh të gjithë Kosovën të mbuluar me ngrohtore qendrore. Kjo jo vetëm që përmirëson ajrin dhe stabilitetin energjetik në vend, por dukshëm përmirëson kualitetin e jetës për qytetarët tanë.

Disa kalkulime fillestare tregojnë që investimi i kërkuar për të gjitha ngrohtoret është rreth 400 milionë EUR . Kjo pritet të konfirmohet nga ky studim që ka marrë aprovim dhe që do të përcaktoj se me çfarë lënde djegëse mund të funksionoj.

Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) është një strukturë e përzier e përbashkët e Komisionit Evropian, Institucioneve Financiare pjesëmarrëse (FI), donatorëve bilateralë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ofruar fonde për projektet strategjike të investimeve në vendet përfituese. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë