Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ish-ushtarit të UÇK’së Petrit Bijaxhiut nga Dragashi, shkruan Gazeta Metro.
Ish- ushtari UÇK-së nga Dragashi, Petrit Bojaxhiu, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Bojaxhiu, i cili është edhe kapiten në FSK, tha se do t’i përgjigjet ftesës.
“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, tha ai për PrizrenPress.
Ai, është ftuar që të paraqitet në gjykatë me datën 25.09.2019. Ndërkaq, organizatat e dala të pasluftës në Sharr, kanë reaguar ndaj ftesës së Gjykatës Speciale./gazetametro.net