Loading…

Vjen ediconi i tretë i ekspozitës ‘Hijet e Bardha’

  • 13/12/2016 | 10:26

Vjen ediconi i tretë i ekspozitës ‘Hijet e Bardha’

Hijet e Bardha është ekspozitë kolektive ndërkombëtare, e cila karakterizohet me pjesëmarrjen e numrit të madh të artistëve.

Më 15 dhjetor në Galerinë Qahili në Prishtinë do të mbahet edicioni i tretë i kësaj ekspozite, projekt i fundit i programit njëvjeçarë të galerisë dhe një ceremoni festimi e festave të fund vitit me vepra arti.

Karakteristikë e veçantë e këtij edicioni është se artisët pjesëmarrës në këtë edicion do të jenë ata të cilët kanë lindur nën shenjën e shigjetarit në horoskop.

Në edicionin e parë artistët pjesmarrës ishin të mediumeve të ndryshme të artit. Ndërsa edicioni i dytë ishte edicion i kushtruar fotografisë, prandaj edhe pjesmarrës në këtë edicion ishin fotografë.

Emri, Hijet e Bardha është një metaforë për të përshkuar artin si diçka të bukur, të pastër e madhështore; është një hije e bardhë e cila shpërndan kënaqësi tek artdashësit shkruan Kultplus.

Hija është diçka e madhe; ajo është si një iluzion, që nuk është asnjëherë i njëjtë. Fundi i vitit është koha kur mezi shihen hijet, por të gjithë e dimë se ato janë aty.

Këtë ekspozitë e mbështetet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Departamenti i Kulturës, Birra Prishtina, Korporata Rugove, Pronto, Che Bar si dhe 2B Studio, ndërsa hapet me fillim nga ora 19:00.

 

 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë