Loading…

Vjen edhe kryetari Veseli, fillon mbledhja urgjente e PDK’së (Foto)

  • Nga

  • 05/05/2017 | 13:11

Vjen edhe kryetari Veseli, fillon mbledhja urgjente e PDK’së (Foto)

13:30 – Me rreth një orë vonesë ka filluar mbledhja urgjente e Kryesisë së PDK’së, ku temë diskutimi është koalicioni qeverisës PDK-LDK.

Partia Demokratike e Kosovës, ka thirrur mbledhje urgjente, ku temë diskutimi do të jetë koaliconi me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kjo mbledhje urgjnte e PDK’së vjen pas dorëzimit të mocionit të votëbesimit në Kuvend nga ana e partive opozitare, shkruan gazetametro.net.

Ky mocion me dyzet nënshkrime është bërë i mundur edhe me nënshkrimet e disa deputetetëve të PDK’së, dhe të minoriteteve.

PDK ka kohë që po i kërkon LDK’së një marrëveshje për prishje të koalicionit dhe shkuarje në zgjedhje të parakohshme, por kjo e fundit po mundohet t’i vazhdojë mbijetesën qeverisë Mustafa.

PDK, duke parë kët refuzim të LDK’së për marrëveshje për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, duket se do ta mbështesë mocionin e opozitës, që sipas burimeve të Gazetës Metro, do të vihet në votim ditën e hënë. Për këtë është thirrur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në ora 14:00, ku pritet të vendoset dita e se kur do të caktohet seanca për votim të mocionit të opozitës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë