Loading…

Vjehrra përpiqet të helmojë nusen në ditën e saj të dasmës

  • 05/09/2021 | 08:07

Vjehrra përpiqet të helmojë nusen në ditën e saj të dasmës

Kur bëhet fjalë për dasmat, të gjithë shpresojnë se një ditë kaq e veçantë do të kalojë pa probleme, por papritur një dramë krijohet nga hiçi.


Ndoshta një shoqëruese e nuses ose dhëndri do të heqë dorë papritur nga ceremonia ose ndonjë mysafir mund të dehet gjatë gostisë dhe të krijojë skena të pahijshme.

Por ky rast i kalon të gjitha parashikimet, kur vjehrra përpiqet të helmojë nusen. Historia është ndarë në rrjetin social Tik Tok.

Nusja e quajtur Callie, tregoi se gjithçka dukej mirë por një porosi e paplanifikuar nga një pastiçeri i doli para.

Nëna e dhëndrit tha se ajo kishte porositur kekë për dasmë për t’u siguruar se do të kishte ëmbëlsira për të gjithë.

Callie, tregon se si dhëndri e vuri re kokosin mbi tortë dhe i bërtiti të ëmës: Mami ti e di se ajo është alergjike. Video është bërë virale në rrjet edhe është klikuar mijëra herë.

@navathebubble##duet with @_cal_cifer♬ original sound – Callie

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë