Loading…

Vjedhje si në filma: Vëllai i mërgimtarit i zë hajnat në mes të oborrit, ata e gjuajnë me armë

  • 25/12/2019 | 08:58

Vjedhje si në filma: Vëllai i mërgimtarit i zë hajnat në mes të oborrit, ata e gjuajnë me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Marmullë të Gjakovës, disa persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një mërgimtari dhe kanë vjedhur një kasafortë dhe dy armë, transmeton Gazeta Metro.


Viktima mashkull ka raportuar rastin, pasi që grabitja ka ndodhur në shtëpinë e të vëllait, që jeton në shtetet e jashtme.

Sipas tij të dyshuarit kasafortën e kishin tërhequr zvarrë rreth 200 metra nga shtëpia të cilën e kishin hapë me forcë por kur ai kishte shkuar në drejtim të tyre ata i kishin thënë ik dhe kishin shtënë dy herë me armë drejtimi nuk dihet dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Fsh. Marmullë, Gjakovë 24.12.2019-18:40. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të tij i cili jeton në shtetet e jashtme nga e cila shtëpi kishin vjedhur një kasafortë brenda së cilës kishte pasë një pushkë gjuetie dhe një pistoletë. Sipas viktimës të dyshuarit kasafortën e kishin tërhequr zvarrë rreth 200 metra nga shtëpia të cilën e kishin hapë me forcë por kur ai kishte shkuar në drejtim të tyre ata i kishin thënë ik dhe kishin shtënë dy herë me armë drejtimi nuk dihet dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku është gjete dhe konfiskuar një gëzhojë e fishekut. Nuk raportohet për të lënduar, perderisa rasti vazhdon të hetohet nga njesitet kompetente policore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë