Loading…

Vjedhje me armë në Zvicër, arrestohet kosovari në Morinë

  • 07/05/2017 | 10:55

Vjedhje me armë në Zvicër, arrestohet kosovari në Morinë

Policia ka arrestuar në Morinë një 25-vjeçar i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/ Zvicër.


Burime zyrtare nga policia e Kukësit bënë me dije se në pranga ra Benjamin A., banues në Konushec të Kosovës.

I riu u kap në hyrje të pikës Kufitare të Morinës, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”.

Gjykata e Supreme e Kantonit të Solothurn të Zvicrës, më datë 20.03.2017, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, shkruan albeu, përcjellë gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë