Loading…

Vjedhje dhe gjuajte me armë zjarri në Prizren, ka të arrestuar

  • 28/09/2017 | 20:04

Vjedhje dhe gjuajte me armë zjarri në Prizren, ka të arrestuar

Rreth orës 22:00,  të dyshuar të panjohur, me një automjet të llojit BMW kanë shkuar në një punishte ku po kryen punë një ndërmarrje private dhe nga makineritë, duke i hapur me forcë rezervuarët, kanë vjedhur sasi të panjohur të naftës.


Më parë të dyshuarit e kishin kanosur rojtarin se po s’u largua do ta pësojë keq. Pasi kishin kryer vjedhjen largohen, ndërkaq roja i kishte ndjekur  me automjet dhe posa e kuptojnë se roja po i ndiqte, njëri nga ta kishte shkrehur me armë zjarri disa fishekë që ende nuk dihet në çfarë drejtimi.

Me ta pranuar informatën, njësite patrulluese nga Stacioni Policor “Veriu” kanë dalë në vendin  e ngjarjes dhe kanë kryer hetime intensive me ç’rast i kanë bllokuar rrugët prej nga mund të lëvizin vjedhësit. Në pamundësi për të ikur, të dyshuarit e kanë braktisur automjetin në një pyll dhe kanë ikur. Ndërkaq, sot është arrestuar P. P. Nga Sërbica e Epërme dhe pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën arrest, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur. Vetura e braktisur është sekuestruar dhe do të shërbej si provë materiale. Ndërsa mbetet të gjendet edhe  arma e zjarrit që dyshohet të jetë përdorur.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë