Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin Slivovë të Prishtinës, autorët më pas u kapën nga Policia.
Ata, sipas raportit, me veturën me të cilën synonin të iknin kishin goditur automjetin e policisë.
“Njësitë policore i janë përgjigjur një rasti të raportuar ‘vjedhje të pyllit’, dje në fshatin Slivovë të Prishtinës, në orën 13 e 40 minuta. Në momentin kur njësiti policor ka arritur në afërsi të vendit të ngjarjes, një veturë me targa vendore është larguar nga vendi i ngjarjes, duke goditur edhe veturën zyrtare të policisë. Njësitë policore kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë dy të dyshuarit meshkuj, K/shqiptarë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton gazetametro.net.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjuetisë, për të cilën të dyshuarit nuk posedonin leje. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt. /gazetametro.net.