Loading…

Vjedhësit e pulave dënohen me 750 euro në Prizren

  • 06/12/2021 | 16:43

Vjedhësit e pulave dënohen me 750 euro në Prizren

Tre të akuzuarit S.L., N.M. dhe R.L., janë dënuar me 750 euro gjobë pasi në kotecin e të dëmtuarit A.F. kanë marrë një pulë. Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, për këtë veprim secili nga të akuzuarit janë dënuar me nga 250 euro gjobë.


Aktgjykimi në fjalë është shpallur në seancën fillestare të 16 dhjetorit të vitit 2019 nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Fatmir Krasniqi, pasi paraprakisht të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë.

Ndërkaq, i dëmtuari A.F. për realizmin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Prokuroria Themelore në Prizren, në tetor të vitit 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj S.L., N.M. dhe R.L., me arsyetimin se të akuzuarit në janar 2018, pas mesnate në komunën e Prizrenit, në bashkëveprim i’a dëmtojnë pasurinë të dëmtuarit A.F., ashtu që shkojnë në shtallën e pulave pronë e të dëmtuarit, ku të akuzuarit S.L. dhe N.M. përmes një çekani e hapin drynin e kotecit të pulave të cilin e dëmtojnë, ndërsa i akuzuari R.L. hynë brenda dhe merr një pulë dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këtë, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 333 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim deri në një vjet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë