Loading…

Vizita e Ramës në Çamëri, asnjë fjalë për çështjen e tyre

  • 17/12/2016 | 10:14

Vizita e Ramës në Çamëri, asnjë fjalë për çështjen e tyre

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Konispol. Për ata që nuk e dinë, Konispoli është pika jugore e Shqipërisë politike dhe bën pjesë në pikëpamje etnologjikike në krahinën e Çamërisë.


Vizita vjen në disa kontekste politike që marrin e japin mesazhe të nënkuptuara. Vjen pas tensioneve me Greqinë dhe ngritjes së çështjes “Çame” në një nivel të ri retorik nga qeveria; vjen pas një “jo” nga Brukseli për negociatat e anëtarësimit(në kuptim të objektivave që kishte vënë qeveria) e ku u përfshinë edhe disa kërkesa të palës greke.Në këtë kuadër pritej që z. Rama që po hyn në fushatë elektorale, në mos ka filluar që tani, të fliste diçka për çështjen çame. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur.

Kryeministri nuk e ka përmendur emrin Çamëri.

Kryeministri ka folur për minoritarët duke vlerësuar se legalizimi që bëhet në Konispol është provë se nuk ka asnjë dallim në trajtimin mes qytetarëve.

Nisur nga ky rast, Edi Rama e ka cilësuar pretendimin për pronat në Himarë “krejt pa lidhje”.

Kryeministri ka ndarë tapi dhe ka kërkuar votën.

Kryeministri ka folur për “zjarre që ndizen në media”!!!

Çfarë ka ndodhur që z. Kryeministër harroi Çamërinë në një nga hapësirat e saj? Vështirë të mendohet se është trembur nga problemet me Brukselin, pasi në një intervistë për “Opinion”, Edi Rama ka pohuar se “dihet që unë nuk kam frikë”.

Ndoshta fushata që arriti deri në luftë gravurash është mbyllur, si gjithnjë pa asnjë hollësi informative për opinionin që dëshiron të dijë se ku shkoi ajo furtunë nacionaliste? Ndoshta koha zgjedhore do ta davarisë këtë paqartësi për të bërë të gjithë të kuptojë kryeministrin për atë që është, e jo për atë që hiqet. Kuptohet përgjigja nëse do të vijë është e thjeshtë: “Ne nuk i fryjmë një zjarri të përçarjes”, ndonëse atë zjarrin e para disa javëve me siguri e ndezi Shejtani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë