Loading…

Vizat amerikane për kosovarët mbi 60 vjeç merren në Prishtinë

  • 16/12/2016 | 11:29

Vizat amerikane për kosovarët mbi 60 vjeç merren në Prishtinë

Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një njoftimi bëri sot të ditur se nga 5 janari 2017 do të fillojë të pranojë aplikacionet për viza turistike (B1/B2) për kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare.

Deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për ripërtërirjen e vizës së skaduar dhe për të moshuarit mbi 80 vjet. Ngaqë Ambasada Amerikane në Prishtinë përpiqet të ofrojë shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza dhe ka konsiderata për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, ka vendosur t’i zgjeroj’ shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë.

Në të ardhmen, aplikuesit duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjendet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në: https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend i aplikimit dhe të caktojnë terminin në web-faqe. Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajnë tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në Ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konsullor. Vini re se këto procedura dallojnë nga ato për në Ambasadën Amerikane në Shkup. Gjatë intervistës, të gjithë aplikantët duhet të vërtetojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të merren në ambasadë, dy ditë pune pas intervistës.

Ambasada Amerikane në Prishtinë shpreson të ofrojë më shumë shërbime për viza në vitet në vijim. Për çdo risi dhe ndryshim, përcilleni Ambasadën në Facebook. Pyetjet tuaja mund t’i drejtoni në [email protected]

VINI RE:

  • Aplikantët duhet të paraqiten jo më shumë se 15 minuta para intervistës. Armët ose çantat e mëdha, janë të ndaluara në Amabasadë. Aplikantët këshillohen t’i lënë pajisjet elektronike në shtëpi për të lehtësuar kontrollimin e tyre nga ana e personelit të sigurimit.
  • Për të arritur tek sektori konsullor, duhet ecur shkallëve dhe sipërfaqeve jo të rrafshta. Për shkak të hapësirës së limituar, personat të cilët nuk aplikojnë për vizë nuk do të mund të futen në Ambasadë. Aplikantët me aftësi të kufizuara apo që kanë nevojë për ndihmë të ndonjërit prej anëtarëve të familjes këshillohen të aplikojnë në Ambasadën Amerikane në Shkup.
  • Çiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku përderisa njëri nga ta është mbi 60 vjeç. Të gjithë aplikantët e tjerë të moshës 14 deri 59 vjeçare, e që aplikojnë për herë të parë për vizë turistike (B1/B2), duhet të aplikojnë në Ambasadën Amerikane në Shkup.
  • Sektori konsullor ka kohë të limituar për intervista (termine). Aplikantët duhet të kenë durim nëse data e tyre e preferuar për intervistë nuk është në dispozicion. Aplikantët me raste urgjente këshillohen të aplikojnë në Ambasadën Amerikane në Shkup.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë