Gjatë mbledhjes së shtatë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, përveç anëtarëve të këtij këshilli po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa
Mustafa i cili hapi punimet e këtij takimi tha se ky këshill ka ndikuar që ta mbajë “zhvillimin ekonomik të Kosovës si prioritet kombëtar”.
Kryeministri ka folur edhe për fondin për garantimin e kredive me anë të së cilit janë lëshuar 63 kredi të vogla të ndërmarrjeve, njofton klan kosova.
“Është arritur të krijohet një ambient i favorshëm i të bërit biznes dhe po presim që në vitin 2017 të ketë rritje edhe më të madhe ekonomike”, tha Mustafa.