Loading…

Vitia: Do të punësojnë më shumë inspektorë për të monitoruara punën e institucioneve shëndetësore

  • 27/05/2021 | 12:07

Vitia: Do të punësojnë më shumë inspektorë për të monitoruara punën e institucioneve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se vendi ka nevojë për më shumë inspektorë për monitorimin e institucioneve publike shëndetësore dhe atyre private shëndetësore.


Ai ka thënë se janë në koordinim të vazhdueshëm me inspektoratin dhe se do të ketë ndryshime, përshirë këtu edhe rekrutim të stafit të ri.

“Ne kemi shumë nevojë për rritjen e numrit të inspektorëve. Sipas një analize që jemi duke bërë, ka shumë gjasë që ky numër i inspektorëve të shtohet, sepse kemi shumë nevojë për rritjen e numrit të inspektorëve në mënyrë që të gjitha institucionet shëndetësore të monitorohen nëse po e kryejnë punën ashtu si parashikohet me ligj. Ne jemi në koordinimi të vazhdueshëm me inspektoratin dhe do të ketë ndryshime të reja në kuptim të rekrutimit të stafit të ri”, ka thënë ai.

Vitia ka folur edhe për pagat e punëtorëve shëndetësorë, derisa ka thënë se me Ligjin për Paga do të shohin mundësitë që kanë.

Përndryshe, ai ka thënë se do të bëhet edhe ndryshimi i Ligjit për Shëndetësi dhe atij për Sigurime Shëndetësore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë