Loading…

Viti i zi në teknologji

  • 26/12/2016 | 20:02

Viti i zi në teknologji

Të gjithë bien dakord që viti 2016 do të kujtohet si një vit i zi përsa i përket teknologjisë. Me këtë pajtohet edhe vetë bota teknologjike e cila ka dalë pa sukses në disa nga inovacionet e fundit. Për këtë arsye është përpiluar lista e zhgënjimeve më të mëdha për këtë vit.


Twitter

Rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo Snapchat, kanë përparuar shumë. Ndërsa Twitter nuk ka ditur të përfitojë nga kjo mundësi, duke mos bërë asnjë përparim këtë vit. Disa akuzojnë CEO-n, Jack Dorsey.

Shpërthimet e Samsung NOTE7

Samsung ka humbur miliarda euro në vitin 2016 për shkak të telefonit më të ri Note7, bateria e të cilëve ka qenë me probleme. Kudo nëpër botë janë ankuar për shpërthimin e djegien e këtyre aparateve.

Hakimet masive të Yahoo

Në shtator të këtij viti, Yahoo vuajti vjedhjen më të madhe të informacionit të parë ndonjëherë në histori. Rreth 500 milionë adresa e-maili u hakuan. Dëmi financiar gjithashtu ishte shumë i madh.

Droni i parë GoPro

GoPro vazhdon të mbetet një prej llojeve të kamerave të preferuara në mbarë botën. Por gërshetimi i GoPro me dron nuk rezultoi pozitiv për këtë vit.

Blackberry nuk do të prodhojë me celularë

Blackberry ka kaluar disa vite shumë të vështira kohët e fundit,  pavarësisht idesë së shpikjes së smartphone-it. Kompania nuk diti të përshtatet me shijet e konsumatorëve, të cilët kanë mësyrë pas iPhone dhe Samsung./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë