Nga 2018 YouTube nuk do të ketë më reklama më të gjata se 30 sekonda, të cilat nuk mund të kapërcehen para  të një video. Ka qenë faqja ‘Campaign’ që bën të ditur lajmin.
Ajo shpjegon se Google do të zëvendësoj reklamat ‘e detyruara’ prej 30 sekondash me minispot prej 6 sekondash, që sigurisht prapë nuk mund të injorohen.
Të paprekura do të qëndrojnë reklamat prej 20 sekondash që nuk është e mundur t’i anashkalosh. Kjo lëvizje, sigurisht nuk do t’u pëlqejë reklamuesve, mund të jetë një tentativë për të kapur gjithmonë atë që i intereson përdoruesve, të tërhequr gjithmonë e më shumë nga Facebook, një konkurrent i përhershëm tashmë./gazetametro.net