Loading…

Visar Ymeri ironizon me ‘garën për fer’ mes Haradinajt e Kurtit

  • 06/09/2018 | 21:02

Visar Ymeri ironizon me ‘garën për fer’ mes Haradinajt e Kurtit

Nënkryetari i PSD’së, Visar Ymeri, ka ironizuar përplasjet e fundit në mes të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ky i fundit tha se është i gatshëm edhe për përleshje fizike më këdo që e quan hajn.


Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ymeri ka paralajmëruar për rrezikun ndaj karakterit parlamentar të shtetit të Kosovës dhe rrezikun ndaj Integritetit territorial, shkruan gazetametro.net

Ai ka thënë se platforma shtetërore duhet të miratohet nga 2/3 e deptetëve të Parlamentit, dhe kjo platformë duhet të përmbajë synimin kryesor të njohjës së Kosovës nga Serbia.

Pas gjithë kësaj, Ymeri ka ironizuar me përplasjet e fundit në mes të Kurtit dhe Haradinajt duke thënë ”E pastaj edhe mund të vendosim kush kë e ‘sosë’ boks

Postimi i Ymerit:

”Është urgjente që në Kuvend të Republikës të kthehet vendimmarrja. Është e rëndësisë jetike, dhe kogja urgjente, që Kuvendi i Republikës ta marrë përsipër mbrojtjen e saj. Përndryshe mësyerja e Thaçit në dialog pa kurrfarë mandati ia cenon Republikës karakterin e saj parlamentar, e pazaret e tij me Vuçiqin po rrezikojnë t’ia cenojnë integritetin territorial.

Platforma shtetërore për dialog nuk mund të miratohet ndryshe përveç se me 2/3 e deputetëve. Një votë e tillë do t’i jepte asaj legjitimitet demokratik ndërsa Republikës siguri nga dhe në dialog. Kjo Platformë shtetërore duhet ta përmbajë synimin dhe interesin kryesor për shtetin tonë e që është njohja e pakusht dhe e plotë e pavarësisë së Republikës nga Serbia, dhe të ravijëzojë mekanizmat strategjik negociues e elementet përbërës të marrëdhënieve mes dy shteteve të bazuara në parimet e respektit reciprok të sovranitetit e kufijve ndërkombëtar si dhe në parimet e fqinjësisë së mirë. Së dyti përmes platformës të gjitha forcat politike do të zotoheshin që do të angazhohen në ruajtjen e karakterit unitar të Republikës sonë dhe barazisë së të gjithë qytetarëve.

Po me 2/3 e deputetëve duhet të mandatohet ekipi negociator i cili ekskluzivisht do ta përfaqësonte Republikën e Kosovës në dialog, përgjegjës për t’i zbatuar parimet udhërrëfyese të Platformës dhe i obliguar të negociojë vetëm brenda saj. Ky Ekip negociator i mandatuar nga Kuvendi i përgjigjet vetëm atij, negocion në mënyrë transparente dhe mbikëqyret nga Kuvendi në secilën fazë të dialogut përmes mekanizmave të krijuar enkas për këtë mbikëqyrje.

Kështu Kuvendi do ta kishte mundësinë e pakontestueshme që të sigurohet se dialogu me Serbinë nuk e rrezikon Republikën dhe që përdoret për t’ia avancuar të drejtat dhe interesat asaj. Ndryshe, sido ndryshe, rrezikojmë shumë e nuk fitojmë asgjë.

E pastaj edhe mund të vendosim kush kë e ‘sosë’ në boks.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë