Loading…

Visar Ymeri ia bën një portret interesant Albin Kurtit

  • 23/10/2018 | 23:48

Visar Ymeri ia bën një portret interesant Albin Kurtit

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ia ka bërë një portret interesant ish-kolegut të tij në Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti.


Ymeri ka thënë se mund të flasë për “dy Albina”.

“Janë dy Albina… njëri që e kam njohur për një kohë të gjatë, i cili ka qenë njëri prej aktivistëve më të përkushtuar edhe më të përgatitur të VV’së prej fillimit, mbase i ka pasur meritat kryesore për themelimin e VV’së e edhe për drejtimin e VV’së”, është shprehur ai.

“Po flas për Albinin e vitit 2015, i cili për hir të VV’së, e sakrifikon një mundësi që e kishte, që ta vazhdonte mandatin e vet si kryetar, dhe të cilin e përkrah e gjithë Lëvizja”, ka shtuar Ymeri.

“Edhe atëherë, VV mendonte që nuk ka kryetar më të mirë se Albin Kurti. Por, edhe Albini tha që për hir të organizatës, për hir të demokratizimit të VV, ta përqafojmë mesazhin edhe jashtë, që VV nuk është subjekt politik që e ka liderin e padiskutueshëm, por është subjekt demokratik në të cilin lideri zgjidhet me vota”, ka thënë më tej ai.

“Në kohën e fundit, e kam parë një Albin tjetër. Një prapakthim nga Albini i vitit 2015”, ka thënë Ymeri.

“Pas Albinit të vitit 2015, që thoshte që s’është e rëndësishme a jam unë kryetar i Vetëvendosjes, por a po fuqizohet dhe a po demokratizohet Vetëvendosja, e patëm një Albin i cili, në fund të vitit 2017, tha se pavarësisht dëmtimit, zvogëlimit dhe shfuqizimit të Vetëvendosjes, e rëndësishme është të jem unë kryetar”, ka theksuar ai.

“Kjo është si nata me ditën”, ka vlerësuar Ymeri në “DPT Te Fidani”.

Albin Kurti i vërtetë, sipas tij, është “Albini i vitit 2017”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë