Tri pikë më rëndësi të jashtëzakonshme i ka arkëtuar Real Madridit në La Liga pasi e ka mposhtur me rezultat 2-1 rivalin direkt për titull Sevillën në “Santiago Bernabeu” të dielën në kuadër të xhiros së 14-të të kampionatit spanjoll.
Mysafirët nga Sevilla kaluan në epërsi në minutën e 12’ me golin e realizuar nga Mir, por Karim Benzema ia dha qetësin Carlo Ancelotti me golin e barazimit në minutën e 32’, transmeton KosovaPress.
Militao Shot 🥶 Benzema Goal 🔥#RealMadridSevillaFC pic.twitter.com/6sxaM1ZNC5
— ѕαмєєη8кяσσѕ (@SameenluvMadrid) November 28, 2021
Pjesa e dytë ofroi një lojë shumë kualitative nga të dy skuadrat dhe kur po mendohej se ndeshja po shkonte drejt përfundimit pa fitues, në skenë doli Vinicius Jr që realizoi në minutën e 87’ dhe ia siguroi skuadrës së tij tri pikë shumë të rëndësishme.
Golin e Vinicius Jr mund ta shikoni KËTU.
Tashmë me 33 pikë të mbledhura pas 14 ndeshjeve, Real Madridit e kryeson tabelën me katër pikë më shumë se ndjekësi i parë Atletico Madridi që ka 29 pikë.