Loading…

Viktima e dytë kosovare nga koronavirusi në SHBA brenda një dite, veprimtari Mark Jakaj

  • 20/04/2020 | 14:27

Viktima e dytë kosovare nga koronavirusi në SHBA brenda një dite, veprimtari Mark Jakaj

Pas njoftimit të viktimës së parë kosovar nga koronavirusi në SHBA brenda 24 orëve, është raportuar edhe për një viktimë të dytë, që doli të jetë veprimtari Mark Jakaj, transmeton Gazeta Metro.


Jakaj i cili vdiq në moshën 51 vjeçare si pasojë e prekjes nga Covid-19, ka jetuar dhe vepruar në New York të SHBA’ve, ku ka kontribuuar në ndërtimin e disa labitarëve të heronjve të luftës në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e Mark Jakajt e ka konfirmuar miku i tij Fran Perdedaj, i cili thotë se i ndjeri nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje shoqëruese.

“Ai ka shkuar në Amerikë në vitin 1985 dhe plot 35 vjet ka jetuar dhe vepruar atje. Ka pasur një restorant-piceri të veten. Ka ndihmuar kur ka qenë nevoja për Kosovën në ndërtimin e lapidarëve për heronjtë. Ky ka qenë duke jetuar në New York, por ka vdekur në spitalin e Neë Jeresy-t, si pasojë e koronavirusit. Fillimisht ai ka ndjerë ftohje në gjoks, pastaj i është drejtuar spitalit ku ka qëndruar dy javë dhe më pas ka vdekur. Varrimi i tij pritet të bëhet të mërkurën në Neë York. Për aq kohë sa njihemi, nuk kemi dëgjuar se ka vuajtur nga ndonjë sëmundje. Mjekët fillimisht janë vonuar që ta fusin në respirator për tre ditë dhe kjo ka mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij”, thuhet në njoftimin e Perdedaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë