Loading…

Vijnë ‘telashet’ nga Gjermania për Vucic, në mars viziton Serbinë kryediplomatja Baerbock

  • 23/02/2022 | 18:10

Vijnë ‘telashet’ nga Gjermania për Vucic, në mars viziton Serbinë kryediplomatja Baerbock

Sipas raporteve të medias serbe Nova në muajin mars e presin telashe të mëdha Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, pasi vjen ministrja e punëve të jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, transmeton Gazeta Metro.


Sipas portalit serb Nova, i njohur si një media opozitare në Serbi e nga të paktat, kjo vizitë paraqet një problem për presidentin serb Vucic pasi ai dhe partia e gjelbërit gjermanë  nuk gëzojnë marrëdhënie të mira ka kohë, që tani mund të vijë koha që të shprehet.

“Pushteti serb nuk shihet me sy të mirë tek të gjelbërit, vazhdimisht shohim shpotitje nga kritikët e Serbisë që vijnë nga radhët e gjelbërve, siç është Viola von Cramon, edhe pse ajo është në ligën e tretë të partisë. Këto nuk janë themele të forta për marrëdhënie me pushtetin serb me shefen e diplomacisë, që do të jetë e fuqishme, në kontekstin që kancelari nuk do të mund t’i diktojë veprimtarinë e saj” ka thënë për Nova gazetari Nemanja Rujevic.

Sipas portalit serb dhe burimeve të tyre është gati e sigurt që ndër temat e bisedës me Baerbock dhe zyrtarëve serbë do të jetë edhe Kosova dhe rrjedha e bisedimeve nën ombrellën e BE’së, poashtu situata në Bosnje e Hercegovinë. Gjermania sipas tyre është e interesuar që të dëgjojë edhe qëndrimin e Serbisë rreth Ukrainës, por do të bisedojë edhe për zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe standardet elektorale që i kërkon Bashkimi Europian./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë