“Normalizimi i marrëdhënieve i udhëhequr me aq zell nga Thaci e Mustafa dhe kryenegociatorja sjellin arrestime si kjo e Ramush Haradinaj sot. A duhet me shku në çdo shtet, me u arrestu për me i hjek “poternicat” e Serbise për çdo luftëtar që Serbia don me lujt e me përdor si kartë për me marr diçka prej neve? Kur do të mbushemi mend që s’ka normalizim me marrëdhënie nënshtrimi ndaj askujt”, ka shkruar Ahmeti.
“Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë me fletëarrest nga Serbia tregon se sa vlejnë rezolutat e Kuvendit Kosovës, për fat të keq rezolutat e Kosovës kanë ndikim deri te muri në Mitrovicë. “Turpi brina s’ka”… A ka qeveri ky vend a jo!? A durohen më eksperimentet që bëhen me ish-luftëtarët? Hashim, Isa e Kadri ku jeni strukë, në cilën birë të miut jeni?”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ndërsa, deputeti i pavarur Ilir Deda, përmes Facebook-ut ka thënë se arrestimi i Haradinajt është i papranueshëm. “Arrestimi i Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë është absolutisht i papranueshëm. Nuk mund të ketë lista për arrest në një anë dhe “dialog për normalizim” në anën tjetër”, ka thënë Deda.
“E Qeveria e Kosovës të mbledhë mend – ose t’i shërbejë qytetarëve dhe shtetit tonë, ose të largohet”, ka thënë në fund Deda. /Gazetametro.net